Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, me ç'rast ka vlerësuar lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se ky takim pason bisedat e zhvilluara përgjatë dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, si në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ashtu edhe përmes telefonit.
Kreu i qeverisë nënvizoi rolin historik dhe të vazhdueshëm të Londrës në mbështetje të shtetësisë së Kosovës.




