Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe, kërkon që të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 15:03
Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe, kërkon që të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar

Avokati Gent Gjini ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se “po të ishte në vend të Millosheviqit, do të kryente spastrim etnik në Kosovë.

Ai, ka thënë se në rastin e ministres serbe duhet të implikohet edhe faktori ndërkombëtar, dhe të iniciohet procedurë që ndaj së njëjtës të lëshohet fletëarrest ndërkombëtar.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar, sot e kemi protokolluar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale. Bëhet fjalë për ministreshën Snezhana Paunoviq, e cila tani, siç dihet botërisht, në një emision në televizionin serb kishte thënë se po të ishte në vend të Slobodan Millosheviçiq—babait të saj ideologjik—do të kryente spastrim etnik të të gjithë shqiptarëve.

Pra, ky veprim i saj neve na shqetëson dhe na brengos sepse duhet ditur se kjo ministreshë është në qeverinë aktuale dhe mban pozitë të ministres. Dhe në momentin që një pozitë, një ministreshë që flet në një pozitë të tillë, kjo na cenon neve dhe na drejtpërdrejt na rrezikon për t’u ripërtërirë politika e saj për spastrim etnik ndaj shqiptarëve. Andaj, ky kallëzim penal, ndër të tjera, ngërthen se në këtë rast domosdoshmërisht duhet të implikohet edhe faktori ndërkombëtar, këtu si Interpol-i, dhe ndaj kësaj ministreshe të pandërgjegjshme, shoviniste, të iniciohet për t’u lëshuar fletëarrest ndërkombëtar”, tha ai.

Gjini shtoi se deklarata e Paunoviqit përpes që e rrezikon pupullin e Kosovës e rrezikon edhe misionin e NATO-s, pasi siç thotë ai jky i fundit është mision paqëruajtës.

“Dhe në momentin e kapjes së saj, ne sigurisht do të kërkojmë ndihmë edhe nga misioni i OKB-së dhe NATO, sepse duke ditur se ajo flet për spastrim etnik ndaj shqiptarëve, duhet ditur se NATO-ja neve na ka shpëtuar edhe nga spastrimi etnik që na ka bërë regjimi gjakatar i Millosheviçit. Andaj, deklarimi i saj, le që na shqetëson neve, na rrezikon si popullatë dhe na kthen ato kujtime të këqija serbe, të cilët kanë bërë spastrim etnik ndaj popullatës civile shqiptare, por në anën tjetër e rrezikon edhe misionin e NATO-s, sepse misioni i NATO-s këtu është mision paqeruajtës për të mbajtur rend dhe siguri.

Dhe vetë deklarimi i saj duhet ta zgjojë kureshtjen dhe duhet të jetë këmbanë për misionin e OKB-së dhe agjencitë ndërkombëtare, sepse derisa ajo flet për spastrim etnik ndaj shqiptarëve, atëherë edhe NATO duhet të brengoset, mbase që ende siguria jonë është në duart e NATO-s dhe NATO na mbron për këtë arsye. Andaj, unë kam pritur se kjo ministreshë duhet të japë dorëheqje dhe të ketë një presion diplomatik evropian dhe më gjerë. Por kam parë që deklarata e saj është duartrokitur, është përshëndetur. Dhe duke ditur që është në një pozitë të ministreshës, ajo neve na brengos dhe na shqetëson”, tha ai.

Kurse, ish-veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, foli lidhur me ligjin për shtëtësi që është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e Albin Kurtit edhe Xhelal Sveçla vetë ua kanë mundësuar kriminelëve të Serbisë me marrë nënshtetësinë e Kosovës. Me krye këtë ministre që ka thënë me bë spastrimin etnik të shqiptarëve. Kështu që këta ia kanë dhënë mundësinë atyre kriminelëve me u kthyer edhe një herë në Kosovë, me aplikuar për nënshtetësi të Kosovës me marrë. Këtu gabimi i qeverisë është gabimi i Albin Kurtit, i Xhelal Sveçlës. Kështu që ne nuk do të lejojmë me u bë spastrimi etnik. Se përndryshe, ne UÇK-ja hapët duhet me u aktivizuar. Edhe ne e dimë mirë qysh e kanë bë spastrimin etnik në vitin 1878 prej Toplicës serbët, spastrimi i parë i bërë. Në vitin 1999 e ka bërë Slobodan Millosheviçi, në vitin 1999 i ka dëbuar shqiptarët prej Kosovës në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri. Domethënë tri herë e ka bërë dëbimin e shqiptarëve, kështu që më nuk do të lejojmë”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 09:36Fermeri nga Rahoveci kërkon ndërhyrje urgjente për krizën e çmimeve: Shalqiri, pjepri e speci po mbesin në ara
  • 09:34Vikend i ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë raste emergjente dhe 3 vdekje
  • 09:07Rritet fluksi në kufi, kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
  • 08:57E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
  • 08:31Ky është çmimi i naftës për 24-orët e ardhshme