Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini i tronditur nga vdekja e Stojkajt: Deçani sot ka humbur një nga djemtë e tij më të mirë!

GD
Gazeta Demos11 maj 2026 në 09:50
Gjini i tronditur nga vdekja e Stojkajt: Deçani sot ka humbur një nga djemtë e tij më të mirë!

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini është shprehur i tronditur për ndarjen nga jeta të drejtorit të Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkajt.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se i ndjeri ishte një djalë i rrallë, i urtë dhe me një vullnet të madh për të bërë punë të mira për Deçanin dhe Kosovën.

Ai shtoi se ikja e Stojkajt është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ata që e kishin bashkëpunëtor e mik.

“Deçani sot ka humbur një nga djemtë e tij më të mirë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, kryetarit Bashkim Ramosaj dhe të gjithë kolegëve në Deçan, miqve të tij dhe gjithë kolegëve në Aleancë. U prehsh në paqe, Rifat!”, ka shkruar Gjini.

Ndryshe, sipas policisë, i riu ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

ardian gjini

Më shumë nga Lajme

  • 18:27Tahiri alarmon: Kurti po përgatitet për seancën për president, ndoshta kanë plan të na largojnë me gaz
  • 18:25Një muaj paraburgim për sulmuesit e deputetit të VV-së, Ekrem Selimit dhe Fatlum Zogajt
  • 18:24Ramadani për Kurtin: Aleanca nuk ra në lojëra e tij – Zgjedhje po don, zgjedhje do të ketë!
  • 18:23Ambasadori i Kosovës në Francë i dorëzon kredencialet presidentit Macron
  • 18:18Kërçeli për Ligjin e Speciales: Të votohet Presidenti, të enjten mund të votohet në lexim të dytë