Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, pas takimeve me qytetarë dhe profesionistë në Suharekë.
Gjini tha se është prekur nga rrëfimet e qytetarëve për pensionet e ulëta dhe mungesën e dinjitetit për kontributdhënësit shumëvjeçarë.
“40 vite shërbim, 150 euro pension, u ndjeva tepër keq”, citoi Gjini një qytetar në Suharekë, duke shtuar se kjo është një frazë që, sipas tij, po dëgjohet gjithandej Kosovës.
