Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hekuran Hoxhës.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hekuran Hoxhës.
Do ta kujtoj gjithmonë për energjinë, përzemërsinë dhe dëshirën e sinqertë për t’i shërbyer komunitetit. Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh familjes, miqve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje.”, shkroi Gjini.

