Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se ka pranuar një mesazh nga kryeministri Albin Kurti, për një takim lidhur me situatën politike në vend.
Gjini tha se mesazhin e ka pranuar para dy-tre ditësh, derisa shprehu dyshime për qëllimin e ftesës.
“E kam marrë një SMS në të cilin është kërkuar me u taku edhe me folë për veprimet strategjike. Para dy-tri ditësh. Zakonisht nuk i flas këto sende, po s’kam qysh mos me i fol, ai vet e ka dërguar SMS-in, nuk shoh fare asnjë seriozitet as qëllim të mirë. Asgjë nuk shoh”, tha Gjini në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova.
Sipas tij, ftesa e Kurtit mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të arritur deri te fajësimi.


