Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjoshi: Kreshnik Radoniqi është vënë në shërbim të Vetëvendosjes duke degraduar integritetin e zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 21:05
Gjoshi: Kreshnik Radoniqi është vënë në shërbim të Vetëvendosjes duke degraduar integritetin e zgjedhjeve

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka shprehur kritika ndaj kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Gjoashi ka akuzuar Radoniqin pasi sipas tij, ai është vënë në shërbim të pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje

“Merreni me mend, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, sot e ka çuar dorën dhe ka votuar një vendim të paligjshëm dhe antikushtetues”, ka shkruar ndër të tjerash, Gjoshi.

Postimi: Sot, KQZ e ka për kryetar një person që më së paku e meriton titullin Gjyqtar.

Merreni me mend, një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi, sot e ka çuar dorën dhe ka votuar një vendim të paligjshëm dhe antikushtetues.

Edhe dje, ka tentuar të veprojë në kundësheshtim me normale juridike, duke insistuar që një amandament për buxhetin e KQZ-së të votohej vetëm pasi të votohej i gjithë buxheti i KQZ-së. Nuk ka vend normal që amandamentet e një ligji votohen pasi të votohet i gjithë ligji.

KQZ nuk e meriton të drejtohet nga një person që nuk shqetësohet aspak për zgjedhje të lira, demokratike dhe të ligjshme.

Kreshnik Radoniqi është vënë në shërbim të pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke degraduar integritetin e zgjedhjeve dhe duke u bërë palë në paligjshmëri.

Ai nuk po e luan rolin e Kryetarit të KQZ-së, por po i shërben agjendës së Vetëvendosjes dhe me votën e tij po ia përshtat zgjedhjet partisë Vetëvendosje. Dje, unë e kam përcjellur mbledhjen e KQZ-së dhe jam i shokuar se si në prezencë të tij, është kërcënuar hapur anëtarja e komunitetit turk nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes. Asnjë reagim nuk e ka bërë Radoniqi. Ai as nuk është distancuar nga ky kërcënim dhe as nuk ka njoftuar organet shtetërore.

Me kërcënime të anëtarëve të KQZ-së dhe me një kryetar që i shërben partisë uzurpatore, zgjedhjet demokratike dhe të lira janë në rrezik.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona