Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 02:00 në rrugën “Xheladin Hana”, ku policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

Sipas të dhënave fillestare, nga ky incident është lënduar një person, i cili dyshohet se është lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.