Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjuriq i reagon Stefanoviqit që tha se vetëm Vuçiq s’ishte te pritja e Trumpit, merret edhe me presidenten Osmani

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 14:49
Gjuriq i reagon Stefanoviqit që tha se vetëm Vuçiq s’ishte te pritja e Trumpit, merret edhe me presidenten Osmani

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, i ka reaguar përmes profilit të tij në “X”, politikanit serb, Borko Stefanoviq, i cili ka deklaruar se vetëm Vuçiq s’ka qenë i pranishëm në pritjen e Trumpit. Gjuriq në reagimin e tij ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vucic, ka qenë i ftuar nga presidenti amerikan Trump që të marrë pjesë në pritjen e organizuar për të gjithë liderët. Megjithatë, sipas Gjuriqit, pjesëmarrja s’ka qenë e mundur shkaku i disa planifikimeve të tjera për takime në të njejtën kohë.

Gjuriq tutje ka shtuar se presidenti serb Vuçiq është i vetmi politikan evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin amerikan, Marko Rubio. Kryediplomati serb duket se e ka shfrytëzuar këtë reagim për t’u marrë edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Vuçiq ka pasur takim dhe jo sikurse disa zyrtarë të tjerë që kanë realizuar fotografi “në korridor”.

“Përndryshe, Presidenti ynë, është i vetmi udhëheqës evropian që pati një takim të plotë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio. Me fjalë të tjera, jo vetëm një mundësi për një selfie në korridor – siç ishte rasti për zyrtarët nga disa vende dhe territore të tjera”, ka shkruar Gjuriq.

Председник Вучић јесте био позван на вечерњи пријем код председника Трампа за шефове држава и влада, званично, и то још 2. септембра. Није био у прилици да присуствује због билатералних састанака у исто време. Иначе, наш @predsednikrs је уз министра Лаврова једини европски лидер… pic.twitter.com/KRj3qTxNea

— Марко Ђурић (@markodjuric) September 26, 2025

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil