Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 21:43
“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil

Është zbardhu dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes.

Top Channel raporton se Vata ka deklaruar se e ka goditur me thikë për vetëmbrojtjes, pasi sipas tij, ka qenë viktima që i është drejtuar atij me armën e ftohtë.

Para trupit gjykues, Vata ka deklaruar se në lokal ndodhej një grup turistësh francezë, të cilët po bënin zhurmë.

Sipas Vatës, shoku i tij u ka kërkuar të ruanin qetësinë, por turistët kanë vijuar me sharje dhe më pas ka nisur përleshja fizike.

Vata ka pretenduar se gjatë konfliktit, njëri prej turistëve kishte një thikë, të cilën ai ia ka marrë pasi e ka neutralizuar. Në këtë moment, sipas dëshmisë së tij, një prej turistëve e ka goditur me shkelm në nofull, duke e rrëzuar në tokë. Ai ka deklaruar se, ndërsa turistët kanë tentuar ta godasin sërish, ka lëvizur dorën instinktivisht për t’u mbrojtur, por nuk kujton se si e ka goditur viktimën.

“Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në shok. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga shoku jam larguar”, ka deklaruar Vata.

Ndërkohë, shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i njohur me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve, ka deklaruar se Vata e ka telefonuar rreth orës 06:30 dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Tiranës, duke i thënë se ishte rrëzuar nga motori.

Edhe të ndaluarit e tjerë kanë mbajtur qëndrim mohues para gjykatës, duke deklaruar se nuk e kanë parë momentin e përleshjes.

Në përfundim të seancës, trupa gjykuese e Sarandës ka vendosur masën arrest me burg për Vatën.

Po ashtu, për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu është vendosur masa “arrest në burg”, dy shtetasit turq që tentuan ta largonin me makinë.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

vatadeklaruarvrasjen

Më shumë nga Lajme

  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:21IHMK jep parashikimin e motit për vikend – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë
  • 21:19Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
  • 21:00PDK nesër shkon në sallën e Kuvendit në orën 11:00: Seanca konstituive të thirret në përputhje me Kushtetutën