Seanca e sotme për kërcënimin e kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha është shtyrë me kërkesën e këtij të fundit.
Megjithatë, në këtë sesion, munguan edhe dy të akuzuarit.
Për njërin prej tyre, gjykatësja e rastit tha se ka lëshuar urdheresë për verifikim të adresës, por Policia ka bërë me dije se është njoftuar nga fqinji i tij se ai jeton në Suedi.
