Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me protestën e Ferdonije Qerqezit kundër verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së gjatë marshit të organizuar në Gjakovë, duke theksuar se një shtet që e njeh çmimin e lirisë nuk duhet ta relativizojë padrejtësinë.
Rama kujtoi tragjedinë e Qerkezit, të cilës i mungon burri dhe katër djemtë, përfshirë djalin më të vogël, vetëm 14 vjeç.




