Është mbajtur gjykimi ndaj të akuzuarve Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune” dhe ish-policëve Aleksandar Vllajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, shkruan Gazeta Demos.
Të pandehurit e ngarkuar për kryerjen e veprave penale terroriste po akuzohen për sulmin me granata në Zyrat e KKZ-së në Mitrovicën Veriore, në dhjetor të vitit 2022.
Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës ka marrë vendim duke e dënuar Millun Millenkoviq – Llunen me 5 vite dënim me burgim kurse Aleksandër Vllaiq është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite.
Të akuzuarit, Dejan Pantiq ju ka ri-cilësuar vepra penale nga kryerja e veprave penale të terrorizmit, në pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm duke e dënuar me dy vite dënim me burgim.