Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 17:51
Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë

6 persona janë arrestuar nga policia, përfshirë administratorin e lokalit “Orange”, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Të arrestuarit dyshohet se goditën për shkak të detyrës Shefin e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë Mateo Bakalli, i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa shtetasve.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e hetimit disiplinor ndaj dy punonjësve të Policisë, për dypunësim pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti dhe për mosndërhyrje për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, shkruan A2CNN.

“Më datë 16.08.2026, rreth orës 03:20, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokali, rojet e sigurisë së lokalit po konfliktoheshin me disa persona të tjerë dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë. Gjatë konfliktit, Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar M. B., po kalonte në rrugë me mjetin e tij dhe, kur ka konstatuar konfliktin, ka ndaluar, duke u prezantuar me detyrën që mbante dhe duke u përpjekur të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit. Rojet e sigurisë së lokalit nuk e kanë ndaluar konfliktin fizik, por kanë filluar të godasin me grushte edhe Shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të komunikojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë”, thuhet në njoftim.

“Pas rreth 1 minute, kanë shkuar në ndihmë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar disa persona që janë gjendur të pranishëm në konflikt. Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet dhe, në një banesë në fshatin Gjashtë, Sarandë, kanë lokalizuar dhe shoqëruar edhe pjesën tjetër të rojeve të lokalit ku kishte ndodhur konflikti fizik. Në vijim të veprimeve të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Prokurorinë Sarandë, është bërë arrestimi i shtetasve: M. K., 35 vjeç, administrator i lokalit ku ndodhi konflikti; E. N., 38 vjeç; F. H., 35 vjeç; I. Ç., 34 vjeç; dhe A. K., 31 vjeç, ushtarak në Zall-Herr, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti, si dhe B. S., 29 vjeç, taksist. Po në vijim të veprimeve, u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. D., 28 vjeç, roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti”, vijon njoftimi.

“Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen e ndodhur, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u pezulluan menjëherë nga detyra dy punonjësit e Policisë, Inspektor A. Sh., efektiv i Repartit “RESI”, dhe nënkomisar A. B., efektiv i RENEA-s. Këta punonjës, të dypunësuar pa leje në lokalin ku ndodhi konflikti, nuk kanë njoftuar Policinë për konfliktin që po ndodhte dhe, pavarësisht se ishin jashtë detyre, duhet të ndërhynin për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka dërguar një grup pune në Sarandë, ku ka nisur hetimin disiplinor për dy punonjësit e Policisë, tashmë të pezulluar nga detyra. Hetimet vijojnë nga Prokuroria për vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje”, bëjnë me dije “blutë”.

hetimitsarandëshefin

Më shumë nga Lajme

  • 17:54Bajrami me apel për deputetët: Uluni dhe formoni institucionet
  • 17:53Rasti i Vezir Hazirajt, prokurorja: Ne i kemi dhënë shkaqet pse kemi kërkuar paraburgimin e tij, presim vendimin e Gjykatës
  • 17:48Ramadani: Jemi të hapur të takohemi me Kurtin, por në prani të kamerave
  • 17:47Ishte në arrati, ky raportohet se është i dyshuari që u kap pas të shtënave në Pejë
  • 17:37Vjosa Osmani: Republika Rugoviane, vendos shtetin mbi pangopësine e pushtetit, si dhe interesin qytetar mbi çdo interes partiak apo personal