Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola ka thënë se për çështjen nëse do të zgjidhet presidenti, duhet të pyetet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se nga veprimet dhe qëndrimet e Hamzës ka pikëpyetje nëse PDK po e kupton rëndësinë dhe peshën e situatës.
“Nga paraqitja e tij e fundit publike, nuk po shohim lëvizje konstruktive nga ana e tyre. Po shprehim dilemën nëse PDK-ja është duke e kuptuar peshën dhe rëndësinë e situatës që me këso forme të refuzojë ofertat politike të LVV-së, të cilat janë në funksion të tejkalimit të ngërçit politik”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Gola ka thënë se është e çuditshme se si këto veprime të LVV-së po cilësohen pazare nga PDK.


