Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gola: Pretendimet për tension ndëretnik në Kosovë duhet të mbështeten me fakte

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 18:47
Gola: Pretendimet për tension ndëretnik në Kosovë duhet të mbështeten me fakte

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deklarimeve për ekzistencën e tensioneve ndëretnike në Kosovë, duke kërkuar që pretendime të tilla të mbështeten me fakte konkrete dhe të verifikueshme.

Gola, përmes një postimi në facbook ka thënë se paraqitja e tensioneve ndëretnike pa prova konkrete nuk mund të konsiderohet thjesht kritikë politike, mund të ushqejë narrativat që Serbia dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përdorin prej vitesh ndaj Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Pretendimi se ne Kosove ekziston tension nderetnik eshte teper serioz per t’u artikuluar pa fakte konkrete dhe te verifikueshme. Kur behet pa evidence, ai pushon se qeni kritike politike dhe ushqen pikerisht narrativen qe Serbia dhe Vuçiçi e perdorin prej vitesh kunder Kosoves.

Kjo eshte edhe me problematike kur deklarime te tilla percillen ne mediume nderkombetare. Per marredheniet nderetnike nuk mund te flitet mbi bazen e pershtypjeve personale, por mbi fakte.

Mund ta kuptoj kritiken me te ashper ndaj Qeverise, edhe kur ajo bie ndesh me interesin shteteror. Kritikuesi madje edhe mund te udhehiqet nga principe kozmopolite, qe ne kete kohe te vlimeve globale me shume duken si deluzione, por fundja eshte e drejte e tij. Por paraqitja si fakt e nje gjendjeje nderetnike te pambeshtetur me prova nuk eshte aspak kritike konstruktive. Pikerisht kjo hape dyert per gjuhe linçuese e polarizuese si tradhtare e patriote.

Prandaj, kush pretendon se ne Kosove ka tension nderetnik duhet te tregoje se cilat jane faktet ose indikatoret. Ne mungese te tyre, pretendime te tilla nuk jane vetem te papergjegjshme por edhe objektivisht te demshme per Kosoven”, ka shkruar Gola

faktegolatension

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
  • 23:19Ferdonije Qerkezi komenton Qeverinë: Mosvet
  • 22:53Konsulli i Kosovës në Cyrih merr pjesë në promovimin e librit “Lufta për Kosovën – Rrëfime autentike”
  • 22:41KEDS njofton për punime në rrjet të hënën, këto zona do të mbesin pa rrymë
  • 22:05Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë