Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të.
Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike amerikane, më të njohurat në Kosovë në vitet e fundit, në një intervistëpër Gazetën Express ka folur për dy zhvillime nëpër të cilat po kalon Kosova: ngërçi ose kriza politike dhe verdikti i Dhomave të Specializuara.
Për të dy këto çështje Grenell, përgjigjet i ka precize dhe pa dykuptimësi.
Kosova së fundi është futur në një krizë të re politike, ku më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve po demonstrohet paaftësi për krijimin e institucioneve . Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti edhe pse vet ka deklaruar se ka numra të mjaftueshëm, ka zgjedhur të mos nis me konstituimin e Kuvendit e as formimin e qeverisë me arsyetimin se partitë politikë s’e kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentin.
Lexo edhe:
Arrestohet zyrtari policor në Gjilan, dyshohet për sulm, lëndim dhe kanosje
Pak para vendimit, Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Arrestimi i kosovarit në Kroaci, Syla i OVL-së: Nuk është veteran i UÇK-së
Partitë opozitare kanë thënë se Kurti qëllimshëm po zvarrit procesin që ta përgatit terrenin për zgjedhje në kohë të përshtatshme për të, derisa e njëjta akuzë ndaj rivalëve, për shkaktim të zgjedhjeve, dëgjohet edhe nga Vetëvendosje.
I pyetur për këto zhvillime, Ambasadori Grenell thotë se kriza është prodhuar nga Kurti dhe se sjellja e tij është sikur kur ka qenë në opozitë.
“Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimin të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë”, ka thënë Grenell.




