Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruaja nga Suhareka humb jetën në rrethana të dyshimta – Trupi i dërgohet për obduksion

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 20:45
Gruaja nga Suhareka humb jetën në rrethana të dyshimta – Trupi i dërgohet për obduksion

Një rast i ndjeshëm është regjistruar sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku një grua ka ndërruar jetë në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për A. I., rreth 56-vjeçare, për të cilën është raportuar se ka pasur probleme shëndetësore rreth orës 10:00. Në vendngjarje kanë dalë ekipi i emergjencës dhe patrulla policore, ndërsa viktima është dërguar menjëherë në QKMF në Suharekë për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, rreth orës 10:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga njësitë përkatëse policore.

Sinjali do të sjellë informacione shtesë sapo ato të konfirmohen zyrtarisht.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona