Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda: PDK nesër i drejtohet Kushtetueses edhe për zgjedhjen e Qeverisë

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 09:42
Gruda: PDK nesër i drejtohet Kushtetueses edhe për zgjedhjen e Qeverisë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se përveç konstituimit të Kuvendit, të cilin e kanë kontestuar sot në Gjykatën Kushtetuese, nesër do të dorëzojnë kërkesë edhe për kontestimin e zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës.

Siaps tij Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të shkelë çdo afat e pastaj të përfitojë nga këto lloj shkeljesh.

“Nuk na ka mbetur rrugë tjetër përveçse t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ka një parim themelor në drejtësi që thotë që askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet. Lëvizja Vetvendosje nuk mund të shkelë çdo afat dhe në fund të përfitojë nga këto lloj shkeljesh. Nuk mund të krijojmë një precedent ku një parti politike i zëvendëson afatet e përcaktuara në Kushtetutë me afatet e veta politike. Asnjë shumicë, sado e madhe qoftë ajo, nuk mund të shkelë Kushtetutën. Kushtetuta ekziston për të kornizuar pushtetin, për të vendosur nën një kornizë. Nëse Kuvendi i Kosovës është themeluar me këto pikëpyetje kushtetuese, vendimet që dalin nga ai kanë probleme po ashtu kushtetuese. Prandaj, ne sot, përveç konstituimit të Kuvendit që kontestuam sot formës së konstituimit të afateve, nesër do të dorëzojmë një kërkesë tjetër ku do të kontestojmë zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk mund të vazhdojmë të lejojmë që Kuvendi të zgjedhë organet qendrore të shtetit, duke pasur dilema kaq të mëdha kushtetuese dhe me legjitimitetin e vet”, ka thënë ai.

Gruda, ka thënë se qeveria Kurti ka problem me kushtetutshmrinë dhe legjitimitetin e vet.

“Në një demokraci kushtetuese, legjitimiteti nuk buron vetëm nga vota, vetëm nga numrat. Në demokraci kushtetuese, legjitimiteti i institucioneve të shtetit buron nga respektimi i Kushtetutës po ashtu. Prandaj, kjo qeveri ka probleme, dhe ky pushtet në tërësi ka problem me kushtetutshmërinë dhe legjitimitetin e vet. Ju faleminderit shumë, dhe po ia kaloj tash fjalën kolegut tonë”, tha ai.

grudanesërqeverisë

Të ngjashme

Bajqinovci uron Kurtin për formimin e Qeverisë

Bajqinovci uron Kurtin për formimin e Qeverisë

23:35
Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4

Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4

21:28
PDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses

PDK-ja nesër i drejtohet Kushtetueses

19:30
Kurti flet pas formimit të Qeverisë: E ftoj PDK-në që të vijë të punojmë së bashku

Kurti flet pas formimit të Qeverisë: E ftoj PDK-në që të vijë të punojmë së bashku

17:53

Më shumë nga Lajme

  • 12:08“Nuk pritoj me nejt edhe në burg”, Munishi i përgjigjet avokatit të Amir Rrahmanit: Unë jam Ismet Munishi, o budallenj
  • 12:03“Liria ka emër” hap konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare
  • 11:58Kryetari i Fushë Kosovës e shkarkon drejtorin e arrestuar, e bën publik vendimin
  • 11:53“Veç gjeste me gërshërë keni me pa” -Sadiku godet Ministrinë e Arsimit për mënyrën e punës
  • 11:51Aktakuzë ndaj 6 personave dhe tri kompanive për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik në Suharekë