Përparim Gruda, deputeti i PDK-së, tha se tashmë është shfaqur edhe një problem i ri me fletëvotimet, të cilat janë pa numër serik.
“Unë besoj që do të shkoj në mijëra. Prej mëngjesit deri në ora 5 më kanë ardh plotë raste, vazhdojnë me’m ardh edhe tash në grupin e Whatsappit, nga komisionerët tanë. Problem i ri që u shfaq tash në mbrëmje është se ka fletëvotime pa numër serik. Gjitha këto fletëvotime sipas ligjit janë të pavlefshme”, tha ai.
