Qeveria e Kosovës sot e ka formuar grupin punues, që do të punojë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.
Ky komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.
Lidhur me këtë u diskutua në emisionin Rubikon me anëtarin e kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj.
Ai tha se pa buxhet dhe pa strategji kjo s’prodhon asgjë.
"Sepse jemi duke folur për veprime të nivelit global, nuk janë veprime që do të ndodhin në Kosovë. Nuk pashë një platformë të saktë se cilat do të jenë ato veprime dhe në rast se e kanë marrë shembull se çka ka bërë Kroacia, meqenëse po i referohen shpesh rastit të Kroacisë ose rastit Gotovina, ata e kanë krijuar një shtab. Dhe njëri prej njerëzve më kryesor që e ka udhëhequr atë shtab, ka qenë ish-ambasadori i Kroacisë në Washington", deklaroi Haradinaj