Ramush Haradinaj ka kujtuar sot 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë së tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt nga Tribunali i Hagës.
Lajme
Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët!

Përmes një postimi, Haradinaj ka theksuar se ky vendim, dëshmoi edhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj



