Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati: Deklarata e Clark në Hagë do të jetë një bombë

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 14:56
Gucati: Deklarata e Clark në Hagë do të jetë një bombë

Kryetari i Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati ka thënë se dëshmia e Gjenerali Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale.

“Dëshmia e Clark do të jetë një bombë për ta, do të jetë një bombë shumë e madhe do të jetë një sukses i madh sepse në Amerikë është dashtë të marrë leje për të dëshmuar. I falënderojmë që e kanë leju dhe mezi s’po presim që me 19 nëntor ta shohim në Gjykatën Speciale dëshmitë e tij”, tha Gucati në konferencën për media.

Sipas parashtrimit, Clark ka thënë se nuk mundet ta bëjë udhëtimin për në Hagë përpara 17 nëntorit 2025 dhe për këto arsye mund të fillojë dëshminë me 18 nëntor ose me 19 nëntor 2025.

Mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të caktohet edhe 21 nëntori për seancë në rast që është e nevojshme për finalizimin e dëshmisë së Clark.

Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar edhe ndryshimin e listës së provave të dorëzuar, duke kërkuar shtimin e deklaratës së Clark.

“Sa i përket arsyes së mirë, Mbrojtja kërkon shtimin e kësaj Deklarate në Listën e Provave në mënyrë që ajo të mund të dorëzohet sipas Rregullës 154. Pranimi sipas Rregullës 154 do të kursente kohë në sallën e gjyqit dhe do të siguronte që prezantimi i provave të 1DË-007 të ishte i fokusuar, dhe jo i përsëritur ose i dyfishtë. Siç përshkruhet më poshtë, 1DË-007 siguron prova jashtëzakonisht relevante dhe lirueshme, të cilat janë provuese për çështjet në këto procedura. Për këtë arsye, Deklarata ka relevancë dhe rëndësi të mjaftueshme për të justifikuar shtimin e saj në Listën e Provave”, thuhet në parashtrim, raporton eo.

Në parashtrimin e vetë, mbrojtja thotë se do të Clark do të jep dëshmi rreth përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e tetorit 1998 në mës Holbrooke dhe Millosheviq. “1DË-007 është një ish-Gjeneral i dekoruar me katër yje në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i i NATO-s nga 1997 deri në 2000. 1DË-007 jep dëshmi rreth drejtimit të përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar Marrëveshjen Holbrooke-Millosheviq nga Tetori 1998, zbatimin e Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryerjen e fushatës ajrore kundër forcave jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar marrëveshjet e Rambujesë, vendosjen e forcave në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe mbikëqyrjen e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, thuhet në dokument.

Përveç kësaj, thuhet se Clark ka dijeni për dhunën pas kthimit të refugjatëve kosovar dhe tregon për shkaqet e kësaj dhune në verën e 1999-ës.

“1DË-007 përshkruan dijenin për valën e dhunës në verën e vitit 1999 pas kthimit të refugjatëve kosovarë dhe analizon shkaqet e kësaj dhune dhe faktin se ai nuk besonte se udhëheqja e UÇK-së ishte e angazhuar në një përpjekje të koordinuar për të sulmuar serbët ose minoritetet”, thuhet në parashtrim. Përveç kësaj, thuhet se Clark do të përshkruaj edhe ndërveprimet me UÇK-në, delegacionin kosovar në Rambuje e në veçanti edhe Thacin për të cilin ka thënë se nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në”.

“Së fundi, 1DË-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ka pasur me UÇK-në, delegacionin shqiptar të Kosovës në Rambuje dhe veçanërisht me Z. Thaçi. Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij mbi mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komandimi ose kontrolli funksional. Ai gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që kishte Z. Thaçi mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake, si dhe përshkruan pse do të ishte e padrejtë të atribuohej keqadministrimi i të tjerëve tek Z. Thaçi”, thuhet tutje.

Hysni GucatiWesley Clark

Më shumë nga Lajme

  • 10:37Prangoset pejani, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe dy fëmijëve
  • 10:25Çitaku për takimin te Haxhiu: Fotografia e një partie që i ka kapur institucionet
  • 10:20Arrestohet në Jarinjë personi i kërkuar për falsifikim dokumentesh, në shtëpi i gjenden 45 fishekë dhe pjesë të uniformës së Policisë
  • 10:12Haxhiu: Me LDK do të ketë një takim shumë shpejtë, shpresoj që këtyre takimeve t'i bashkohen edhe partitë tjera
  • 10:02Dy vjedhje të rënda në pak minuta në Klinë, dëmtohen lokali dhe trafot elektrike