Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 08:34
Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

Pas vendimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në Kosovë dhe jashtë saj kanë nisur protesta të njëpasnjëshme në mbështetje të tyre.

Që nga ajo datë, çdo ditë janë mbajtur tubime dhe protesta, ndërsa mobilizimi pritet të kulmojë më 1 tetor me Marshin për Liri në Prishtinë, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

Protestat janë zhvilluar me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, ndërsa mesazhet kryesore kanë qenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër vendimit të fundit të dhënë në Hagë.

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për Marshin për Liri që do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë, duke thënë se pret pjesëmarrje të madhe të qytetarëve nga Kosova, diaspora dhe trevat shqiptare.

Gucati ka thënë se protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të nisura pas vendimit të 16 shtatorit në Hagë, do të vazhdojnë.

Ai ka bërë thirrje që marshi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore, duke kërkuar nga pjesëmarrësit që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ketë fyerje apo përplasje me Policinë e Kosovës.

‘’Një vendim i padrejtë u është shprehur ish krerëve të UCK-s tash protesta kemi pasur që nga data 16 shtator e deri më sot kështu që ne nuk do të ndalemi deri më 1 tetor protesta, nga marshi i 1 tetorit pres që ti bashkëngjitëm por gjithmonë duke u angazhuar që protesta të jetë e qetë, të jemi të kujdesshëm të mos fyejmë policinë tonë, unë pres njerëz nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë që të bashkohen në këtë protestë paqësore’’, tha Gucati për Front Online.

Sipas Gucatit, mesazhi i protestës duhet të jetë i qartë edhe për ndërkombëtarët, ndërsa ai ka thënë se pret që në këtë mobilizim të marrin pjesë shqiptarë nga vende të ndryshme.

Gucati ka paralajmëruar gjithashtu protesta të tjera në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe vende të Evropës, ndërsa ka përmendur edhe protestën e paralajmëruar më 10 tetor në Bruksel, para selisë së NATO-s.

‘’Tani do të organizohet një protestë edhe në Shqipëri e Maqedoni në tërë Evropën besoj se do  të kemi protesta, me 10 tetor mbahet një në Bruksel para selisë së NATO-s ’’, thotë Gucati.

Kreu i OVL-UCK, ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të kenë sukses në procesin e apelit në Hagë, duke thënë se beson se përmes protestave ndërkombëtarëve do t’u përcillet, siç shprehet ai, e vërteta për luftën.

‘’ Besoj se në apel do të fitojmë sepse kemi drejtësinë tonë, Serbia ka bërë krime e jo ne , besoj dhe shpresoj se edhe ndërkombëtarët  do të shohim përmes protestave të vërtetën tonë, sepse çdo natë po rrite numri i protestuesve çdo ditë ka prot4esta dhe ata do ta kuptojnë se lufta jonë është e pastër’’, deklaron kreu i OVL-UCK-së.

Gucati ka veçuar edhe pjesëmarrjen e të rinjve në protestat e fundit, duke thënë se është i kënaqur me mobilizimin e tyre dhe pjesëmarrjen në protestat që po organizohen.

‘’Më kënaq shumë fakti që rinia jonë iu është bashkuar shumë protestave kënaqem kur i shoh që marrin pjesë në protestat që po organizohen çdo ditë’’, përfundon Gucati.

gucatimarshinpres

Të ngjashme

Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

19:17

Më shumë nga Lajme

  • 10:42SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për KFOR-in: Do të ndihmojmë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon
  • 10:25Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet
  • 10:17Një person gjendet pa shenja jete në Jelloc të Klinës, policia nis hetimet
  • 10:07Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML
  • 10:06Dy persona kapen me kamion të mbushur me drunj në Mitrovicë, nisin hetimet për vjedhje të pyllit