Reagimet nga partitë ish opozitare pas vendimit të ShBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, kanë nisur dhe fajtori kryesor po konsiderohet Albin Kurti.
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, duke e komentuar këtë zhvillim, tha se “Atë që nuk arriti ta bëjë Serbia për 30 vite, e bëri Albini për 5 vite”.
Kujtojmë se dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e kryeministrit Albin Kurti janë parë si sfida për përparimin.
