Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, dalin detaje të reja rreth rrahjes së të miturës në Fier

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 23:23
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, dalin detaje të reja rreth rrahjes së të miturës në Fier

Nëna e vajzës që u rrah nga tri bashkëmoshatare në Fier ka folur lidhur me momentet e vështira që përjetoi familja e saj pas ngjarjes, duke treguar se e bija vazhdon të jetë e traumatizuar dhe se jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht.

Ajo tha se sipas rrëfimit të së bijës, një vajzë që e njihte sipërfaqësisht e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.”

Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte rrahur nga tri bashkëmoshatare.

Nëna shprehet se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me vajzat apo nëse i kishte provokuar, por përgjigjja ishte mohuese.

Sipas saj, vajza nuk ka pasur probleme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kursit dhe nuk kishte arsye të përfshihej në konflikte.

Nëna tregon se pasojat më të rënda nuk janë vetëm fizike, por mbi të gjitha psikologjike. Sipas saj, vajza vazhdon të jetojë me frikë, qan shpesh, dridhet, është e mbyllur në vetvete dhe nuk është më e njëjta si përpara ngjarjes.

Ajo rrëfen se edhe vetë po kalon një periudhë shumë të rëndë emocionale, duke mos gjetur qetësi prej më shumë se një muaji. Sipas saj, mendimi se vajza po kërkonte ndihmë në ato momente dhe se ajo nuk ishte pranë saj është dhimbja më e madhe që mban mbi supe./ TC

rrahje

Më shumë nga Lajme

  • 08:12Trump shpall “Ditën-D ekonomike” kundër Iranit, paralajmëron pasoja të rënda për vendet që e ndihmojnë
  • 08:06Tre orë i shtrirë në plazh, ndërsa festa vazhdonte: Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil
  • 08:04Kufizohet sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
  • 08:02I riu nga Deçani që aksidentua muaj më parë varroset sot
  • 08:02Aktiviteti i radhës, PDK sërish para Qeverisë