Një shtëpi në Ferizaj është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë.
Kjo pasi një grua ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë deportuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fishekë, para e gatshme, stoli ari , një çantë , dy orë dore, dhe gjësende të tjera.
Më tej thuhet se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore. Rasti është cilësuar si: “Vjedhje e rëndë”.
