Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, ka reagur pas nisjes së hetimeve ndaj “Lule Gjelit”, profilit anonim në Facebook që linçon kritikët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mes tjerash, ai ka zbuluar detaje rreth një takimi të thirrur nga ky person, gjatë kohës sa ai ishte pjesë e partisë në pushtet.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se Lule Gjeli është në shërbim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Dejona Mihalit, e njohur ndryshe si “masha” e VV-së.
Abazi ka zbuluar se në vazhdimësi, ata kanë prodhuar lajme të pavërteta edhe për zyrtarë amerikanë dhe kanë kontribuuar në prishjen e marrëdhënieve me ShBA-të.
“Lule Gjeli është në shërbim të Kurtit dhe Dejona Mihalit në kuadër të LVV-së. Në vazhdimësi, së bashku kanë prodhuar lajme të pavërteta edhe për zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe kanë kontribuar në prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në duke sulmuar zyrtarët dhe poashtu në bashkëveprim me zyrtarë lokal të ambasadave të huaja në Kosovë, kanë keqinformuar dhe deformuar informacione me qëllim denigrimin dhe eliminimin e kundërshtarëve politik.
Kurti ka përzgjedhur që në SHBA të ketë të tillë si përfaqësues dhe informatorë, ka injoruar Ambasadën dhe patriotët e intelektualët në mërgatë dhe ka angazhuar persona shumica me dosje dhe reputacion shumë të keq e për rrjedhojë kanë marrë urdhra nga ai dhe drejtpërdrejt nga Dejona”, ka shkruar ai.
Abazi ka thënë se “Lule Gjeli” duhet të merret në pyetje për mashtrim dhe konspiracion:
