Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Matoshit, çdo deklaratë e Grenellit në skenën politike të vendit tonë, po reflektohet me rritje të përkrahjes për Vetëvendosjen.
“Unë kam qenë prej atyre që për Grenellin është më mirë mos flet, sepse na mori në qafë. Çdo fjali e tij është rritje prej 5 deri në 10% e Vetëvendosjes. E kam thënë këtë dhe vazhdoj ta them”, tha Matoshi në Politiko.
Matoshi theksoi se politika nuk funksionon vetëm mbi bazën e emocioneve apo perceptimeve që krijohen në opinionin publik.
“Politika nuk funksionon me emocionet tona, as me atë çfarë dëgjojmë ne”, tha ai.
