Profesori universitar, Muhamet Hamiti ka theksuar se Albin Kurti me Vetëvendosjen e kanë paralizuar Kosovën.
“Deputeti Albin Kurti është ushtrues detyre i Kryeministrit të Kosovës, ndonëse Kushtetuta jonë nuk i lejon deputetit të ushtrojë edhe funksion ekzekutiv në shtet. Deputetja Albulena Haxhiu është ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës; edhe kryetare e Kuvendit. Të dytë të VV-së. Kjo është gjendja e re normale në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Me Vetëvendosjen (VV) e vet, Albin Kurti e ka paralizuar shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës, e ka izoluar shtetin, i ka sjellë vendit tonë sanksione ndërkombëtare.
