Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Turqi, ku përfundoi edhe ëndrra e Kosovës drejt Botërorit 2026. Ai përmes një postimi në Facebook, iu ka thënë lojtarëve të Kombëtares së Kosovës që ta mbajnë kokën lart.
“Krenar pafundësisht me ju. Për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin që treguat për ta ngritur lart emrin e Kosovës. Ky nuk është fundi, por fillimi i rrugës së madhe që po ndërtoni. Kjo nuk është humbje, por një mësim që do t’ju bëjë më të fortë për sfidat që vijnë”, ka shkruar Hamza.
