Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar rreth mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, dhe se çfarë pritet të diskutojë në këtë mbledhje.
Hamza për KlanKosova tha se do ta kërkojë procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetutës është i qartë”, tha ai.




