Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjej një ftese për takim nga Albin Kurti nëse ajo dërgohet përmes aplikacionit WhatsApp, duke insistuar se komunikimi për çështje të tilla duhet të bëhet në mënyrë zyrtare.
Hamza tha se një takim duhet të ketë agjendë dhe përmbajtje të qartë, transmeton lajmi.net.
“Nëse Kurti na fton në takim, ftesa duhet të jetë zyrtare, ftesë me përmbajtje, në mënyrë që edhe përgjigjja të jetë zyrtare. Jo me WhatsApp. Arsyeja është se nuk dëshiroj që pas takimit, për të cilin nuk i dihet përmbajtja, të dalim dhe unë ta përdor takimin në mënyrën si më konvenon, apo dikush tjetër ta përdorë si i konvenon”, deklaroi Hamza në Rubikon.
