Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka qëndruar sot për vizitë në dy familje të lagjes Kurillë në Prizren, ku nga afër kanë dëgjuar shqetësimet dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët.
Kryetari Hamza vizitoi familjen e Naim Gashit, familje pesëanëtarëshe, si dhe familjen e Fatmire Muhaxhirit, kryefamiljare e një familjeje gjashtëanëtarëshe.
Gjatë bashkëbisedimit me familjet prizrenare, u diskutua për situatën e rënduar ekonomike në vend, rritjen e vazhdueshme të çmimeve, mungesën e barnave dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët në jetën e përditshme.
“Këto janë halle të përditshme të qytetarëve tanë, që kërkojnë adresim serioz”, ka shkruar Hamza.
