Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj bën homazhe për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

GD
Gazeta Demos17 janar 2026 në 12:10
Haradinaj bën homazhe për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 44-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka marrë pjesë në homazhet e mbajtura në Dubovik të Deçanit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e tyre, të cilët i cilësoi si veprimtarë të hershëm dhe të palëkundur të lëvizjes kombëtare për liri dhe pavarësi.

“Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin veprimtarë të hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi,” ka shkruar Haradinaj.

Ai theksoi se guximi dhe angazhimi i tyre në fazat e para të organizimit kombëtar u bënë frymëzim për breza të tërë dhe bazë e pandashme e rrugës që çoi drejt luftës çlirimtare.

“Guximi dhe aktivizimi i hershëm në lëvizjet për liri ishin burim frymëzimi për të mos u ndalur në rrugën drejt lirisë, e cila u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” theksoi Haradinaj.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 19:25Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kanabis
  • 19:24Gjini: Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales, hap drejt totalitarizmit
  • 19:24Musliu: VV-ja janë sponzorizues të kauzës së Gjykatës Speciale
  • 19:00Hamza pas takimit me Kurtin: E para aprovimi i ligjit për Specialen, pastaj presidenti
  • 18:26Hamza pas takimit me Kurtin: Nuk ka marrëveshje për temat e diskutuara deri më tani