Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tre vjet pa Liridonën, vëllai i saj prek me fjalët për motrën: Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2026 në 12:26
Tre vjet pa Liridonën, vëllai i saj prek me fjalët për motrën: Më së shumti na dhemb për dy djemtë e tu

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e ka kujtuar motrën e tij në trevjetorin e vrasjes, duke publikuar një dedikim prekës në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se familja vazhdon të përballet me dhimbjen dhe mallin për Liridonën, ndërsa mungesa e saj ndihet çdo ditë.

“Sot bëhen 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, 3 vite që jetojmë me mungesën, dhimbjen dhe mallin për ty, motra jonë e shtrenjtë”, ka shkruar Ademaj.

Në dedikimin e tij, ai ka përmendur veçanërisht dy djemtë e Liridonës, të cilët po rriten pa praninë e nënës së tyre.

Vëllai i saj ka theksuar se asnjë dënim nuk mund ta kthejë Liridonën, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj dhe boshllëkun që ka lënë në familje.

“Burgimi i përjetshëm për ata që ta morën jetën është pak për atë që kanë shkaktuar. Asnjë dënim nuk të kthen ty, asnjë ditë burgu nuk i shlyen lotët, dhimbjen dhe boshllëkun që na ke lënë”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës, në një rast që fillimisht ishte raportuar si grabitje.

Për vrasjen e saj, Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim. Gjykata e Apelit, më 23 nëntor 2026, i la në fuqi këto dënime

liridonënvëllaivjet

Të ngjashme

Thyerja e rregullave, Vëllai i Madh e dënon ashpër Nichin, Fuegon e Akilin

Thyerja e rregullave, Vëllai i Madh e dënon ashpër Nichin, Fuegon e Akilin

22:23

Më shumë nga Lajme

  • 12:27Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri për çlirimtarët!
  • 12:19Rama: Ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës
  • 12:17Rrugët në Ferizaj të kalueshme, pavarësisht reshjeve të dendura të borës
  • 12:14Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në
  • 12:12Osmani nderon kujtimin e doktor Adem Ademit: Kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës