Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se pavarësisht se vrasja e Krasniqi la zbazëti të madhe, sipas tij, rruga dhe ideali i kolonelit për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan.

“Përvjetorët si ky i sotmi na kujtojnë çmimin e lartë që pagoi Kosova për lirinë. Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shembulli i sakrificës, profesionalizmit dhe dashurisë së pastër për atdheun. Edhe pse vrasja e tij la një zbrazëti të madhe, rruga dhe ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonelit!”, ka shkruar Haradinaj.