Ramush Haradinaj, ka rrëfyer një takim me nënën e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Ajshen.
Haradinaj tha se takimi kishte ndodhur në kohën kur ishte krijuar brigada që udhëhiqej nga vëllai i tij, Daut Haradinaj. Ai tregoi se gjatë takimit, nëna e Jusuf Gërvallës i kishte shprehur mirënjohje për luftën dhe hakmarrjen për djalin e saj.
“Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin”, citoi Haradinaj fjalët e Ajshe Gërvallës.



