Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe bashkëpartiakut të tij, Menduh Brava.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Menduh Bravës. I ndjeri, gjatë luftës për liri, i shërbeu me nder atdheut si zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së, ndërsa pas luftës ishte kryetar i OVL-UÇK-së në Han të Elezit. Kisha nderin të rrugëtojmë bashkë edhe politikisht, në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për asamble nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.
