Daut Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së Zymë Mazrekaj nga Vokshi i Deçanit, nëna e dy dëshmorëve Tahir e Agim Mazrekaj.
“Nëna Zymë, lokja që i dha dy djem dëshmorë tokës së Kosovës, paska kaluar në amshim.
Heroizimi i bijve të saj, Agimit dhe Tahirit, si dhe atdhedashuria e mbjellë në familje brez pas brezi, ishin fryt i bekimit, urtësisë dhe bukës së nënave shqiptare, nënave që rënien e bijve heronj e kthyen në dasëm për Kosovën. U prehtë në paqe Zymë Mazrekaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve”, ka shkruar ai.
