Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj publikon vendimin e nënshkruar nga Sveçla: Të regjistruarit në struktura jolegale serbe kanë të drejtë të aplikojnë në Kosovë

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 17:06
Haradinaj publikon vendimin e nënshkruar nga Sveçla: Të regjistruarit në struktura jolegale serbe kanë të drejtë të aplikojnë në Kosovë

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka publikuar një reagim lidhur me vendimin që u mundëson qytetarëve të Kosovës të regjistrojnë në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile faktet e lindjes, martesës dhe vdekjes të evidentuara në strukturat serbe gjatë periudhës pas luftës.

Në postimin e tij, Haradinaj tha se dokumenti zyrtar i nënshkruar nga ministri Xhelal Sveçla sqaron qartë përmbajtjen e vendimit.

“Për të gjithë skeptikët rreth këtij vendimi, këtu është e vërteta e zezë mbi të bardhë, e nënshkruar nga ministri”, shkroi ai.

Duke iu referuar dokumenteve të nxjerra në dy periudha të ndryshme, një herë në vitin 2024 dhe më pas të plotësuara në mars të vitit 2026, Haradinaj citoi dispozitën sipas së cilës:

“Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë të regjistruara faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe/apo vdekjen) në struktura jolegale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri më 15 mars 2026, kanë të drejtë të aplikojnë për regjistrimin e atyre fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.”

Haradinaj ka kundërshtuar këtë proces, duke thënë se ai mund të ketë pasoja për shtetësinë dhe regjistrimin civil në vend.

“Kjo, pra, është e vërteta në lidhje me regjistrimin e kriminelëve të Serbisë dhe familjarëve të tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Daut Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
  • 19:49Një banesë përfshihet nga flakët në Mitrovicë
  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para