Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Serbia e ka kidnapuar qe një muaj qytetarin tonë, takimet bilaterale të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut

GD
Gazeta Demos5 korrik 2025 në 15:22
Haradinaj: Serbia e ka kidnapuar qe një muaj qytetarin tonë, takimet bilaterale të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut

Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arrestimi i ish-policit, Arbnor Spahiu, në Serbi.

Ai e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai theksoi se takimet bilaterale me Serbinë s’duhet të vazhdojnë pa lirimin e Spahiut.

“Takimet bilaterale duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të qytetarit tonë, i cili është kidnapuar nga shteti serb, më saktësisht nga Vuçiq. Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër”.

“Ju bëj thirrje të gjithë sektorit të sigurisë, atyre që kanë qenë dhe janë, ushtarëve të UÇK-së, të evitojnë udhëtimin përmes Serbisë”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 20:04“Jo në emrin tim” nesër aksion para Akademisë së Shkencave për heshtjen ndaj aktgjykimit të Speciales
  • 20:03Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit: Liria nuk cenohet – jo në emrin tonë
  • 19:59Eurodeputeti kroat: Merkel e ndihmoi ngritjen e Vuçiqit, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjen e Kosovës
  • 18:43Mbi 3 mijë shërbime logopedike në QKUK gjatë periudhës janar–shtator
  • 18:41Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës