Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 3 mijë shërbime logopedike në QKUK gjatë periudhës janar–shtator

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 18:43
Mbi 3 mijë shërbime logopedike në QKUK gjatë periudhës janar–shtator

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–shtator 2026, në Shërbimin e Logopedisë kanë vijuar rregullisht trajtimin 112 fëmijë, për të cilët janë realizuar 3 mijë e 48 shërbime logopedike dhe 141 vlerësime logopedike.

Sipas QKUK-së, Shërbimi i Logopedisë, në kuadër të Klinikës së Otorrinolaringologjisë, ofron shërbime të vlerësimit, diagnostikimit, trajtimit dhe rehabilitimit për fëmijët me çrregullime të komunikimit, gjuhës dhe të folurit.

“Trajtimet zhvillohen në seanca individuale, një deri në dy herë në javë, me kohëzgjatje prej 30–45 minutash, në varësi të nevojave të fëmijës”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Shërbimi trajton fëmijë me vonesa në zhvillim, vonesa në të folur dhe në gjuhë, çrregullime fonologjike dhe dislali, belbëzim, apraksi, çrregullime të zërit, çrregullime të spektrit autik, dëmtime të dëgjimit, paralizë cerebrale dhe vështirësi në të nxënë.

QKUK-ja ka bërë të ditur se që nga marsi i vitit 2025 kapacitetet janë zgjeruar me një kabinet shtesë, ndërsa është investuar edhe në përmirësimin e ambientit.

Përveç punës klinike, stafi i Shërbimit të Logopedisë është i angazhuar edhe në edukim, vetëdijesim dhe zhvillim profesional, përmes trajnimeve dhe ligjëratave për prindër, edukatorë, mësimdhënës dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

“Intervenimi i Hershëm” mbetet motoja e Shërbimit të Logopedisë, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes në kohën e duhur për zhvillimin e komunikimit, integrimin social dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve.

shërbimelogopedikemijë

Të ngjashme

Abuzim me shtesa? 31 mijë fëmijë më pak në listën e gushtit krahasuar me prillin

Abuzim me shtesa? 31 mijë fëmijë më pak në listën e gushtit krahasuar me prillin

16:03

Më shumë nga Lajme

  • 19:59Eurodeputeti kroat: Merkel e ndihmoi ngritjen e Vuçiqit, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjen e Kosovës
  • 18:41Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës
  • 18:41Tahiri: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së ishte interpretim politik
  • 18:13Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi
  • 18:02Gazetari nga Irlanda: E dimë historinë e Kosovës si shtet dhe sakrificat e popullit