Ish- kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kolonelin britanik Chris Warren, të cilin e cilësoi si një mik të madh të Kosovës dhe një nga oficerët e parë të NATO-s që hyri në vend pas luftës.
Haradinaj bëri të ditur se gjatë takimit e falënderoi Warren për angazhimin e tij historik në mbështetje të Kosovës në periudhat më të vështira, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e sigurisë së vendit.
Ai gjithashtu e inkurajoi kolonelin britanik që të vazhdojë të jetë pranë Kosovës edhe në proceset e ardhshme, veçanërisht në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO.
