Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj takon ministrin francez, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO e KiE

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 18:53
Haradinaj takon ministrin francez, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO e KiE

Ish-kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, se bashkë me deputetë e kësaj partie ka zhvilluar një takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe perspektivën evropiane të vendit.

Haradinaj tha se gjatë takimit shprehën mirënjohjen për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në proceset integruese.

“Shprehëm mirënjohjen ndaj z. Haddad dhe shtetit të Francës për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe kërkuam që kjo mbështetje të vazhdojë, veçanërisht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, në takim u prezantua edhe oferta politike e Aleancës për krijimin e institucioneve të reja.

“Para ministrit, bashkë me kolegët e Aleancës, shpalosëm ofertën tonë për krijimin e institucioneve, duke theksuar se gjashtë pikat tona janë thelbësore për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit”, theksoi ai. Haradinaj vlerësoi se Franca ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, duke nënvizuar rolin e saj në rrugëtimin e vendit drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Franca ka qenë dhe mbetet një ndër miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, me një rol të çmuar në të gjitha etapat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Për këtë, i jemi mirënjohës përherë”, ka përfunduar

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil