Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj tregon 3 arsyet e tërheqjes nga i pari i AAK-së

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 21:00
Haradinaj tregon 3 arsyet e tërheqjes nga i pari i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar arsyen e tërheqjes së tij nga posti i të udhëheqësit të kësaj partie.

Haradinaj renditi tri arsyet kryesore pse mori këtë vendim, që s’ishte hiç i lehtë, transmeton Klankosova.tv.

“Sot kemi mbajtur Këshillin e Përgjithshëm, i kemi dakorduar trupat zgjedhore për me u mbajt zgjedhjet e brendshme, e kemi votuar edhe rregulloren e brendshme për kandidaturat dhe e kemi marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, prej nëndegëve e deri te kryetari i partisë”, tha ai. Kësaj here do ta shfrytëzoj të drejtën të mos kandidoj. Pra nuk do kandidoj më për kryetar të Aleancës, e kam kryer kandidaturën për kryetar. Kam pasur nderin ta udhëheq Aleancën që nga themelimi dhe të jem themelues. E kam pasur nderin të udhëheq njerëz shumë të zotë të Kosovës, të iu prij atyre. Ata i kanë shërbyer Kosovës, atdheut e demokracisë nën udhëheqjen time. Do ta kem nderin që të iu shërbej atyre”, u shpreh Haradinaj.

“Janë disa arsye pse kam vlerësuar kështu. E para është jetëgjatësia. E dyta është rezultati jo i mirë zgjedhor. Ajo që është më kryesorja është se dua t’i shërbej demokracisë, dhe për faktin se në Aleancë ka njerëz të zotë shumë, shpresa dhe besimi im është që ata do të ngrisin Aleancën në parti fituese”, u shpreh Haradinaj

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut
  • 11:00A po shndërrohet gjuha e urrejtjes në mekanizëm për mbajtjen e pushtetit në Kosovë?
  • 10:33Aksidenti me dy të vdekur në Surkish të Podujevës, dërgohet në mbajtje shoferi
  • 10:19BE e konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 10:18Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30