Ambasadori i Britanisë së Madhe Jonathan Hargreaves përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuse.
Ai fillimisht e ka uruar Kurtin për mandatin qeverisës dhe ka kërkuar që presidenti i Kosovës të zgjidhet deri me 6 tetor.
Postimi i plotë:
Uroj ngrohtësisht Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij për konfirmimin e tyre si Qeveria e re e Kosovës.
Pas ngërçit të zgjatur politik, ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve të qëndrueshme dhe efektive që mund të ofrojnë shërbime për qytetarët e Kosovës. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në muajt në vijim.
Shpresoj që të gjitha partitë politike tani do të tregojnë një frymë përgjegjësie dhe bashkëpunimi duke punuar së bashku për të zgjedhur një President para 6 tetorit, duke e ndihmuar Kosovën të zbatojë reformat, mundësitë dhe sfidat që e presin.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një mik dhe partner i palëkundur i Kosovës, duke punuar së bashku në interesin tonë të ndërsjellë në demokraci dhe sundimin e ligjit, mundësitë ekonomike, sigurinë rajonale dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës