Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Përmes një mesazhi, Hargreaves i ka uruar Shiroka-Pulës suksese në detyrën e re, duke theksuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me presidenten e re dhe institucionet e Kosovës.
“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Hargreaves.
Ai ka thënë se pret të punojë me presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin afatgjatë mes dy vendeve.





