Një ekip i emisionit 'Kiks Kosova' në Klan Kosova është sulmuar para pak kohësh gjatë kryerjes së detyrave profesionale.
Derisa ekipi ka qenë në terren, dy automjete tjera ua kanë bllokuar rrugën derisa ishin në lëvizje me automjetin e punës.

Rastin e ka konfirmuar Policia përmes zëdhënësit rajonal të Ferizajt, Kanun Veseli.
"Ju njoftojmë se sot, më 07.10. 2026, rreth orës 11:40, në fshatin Doganaj të Ferizajt, katër operatorë të një televioni vendor dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një person. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa i dyshuari është paraqitur në stacionin policor Ferizaj, ku ka dorëzuar edhe një kamerë të dëmtuar, që dyshohet se u përket operatorëve. Për rastin janë njoftuar hetimet rajonale, të cilët në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore policore. Për detaje tjera do të njoftoheni me raport vijues", tha Veseli për Klanin.