Falë modeleve të fuqishme kompjuterike dhe matjeve të sakta, shkencëtarët mund ta përcaktojnë rrugën e një eklipsi me vite, dekada ose edhe me mijëvjeçarë më herët.
Për shkak se Hëna është shumë më e vogël se Toka, hija e saj më e errët qendrore është vetëm disa qindra kilometra e gjerë. Përderisa Hëna lëviz nëpër orbitën e vet, kjo hije e ngushtë bie mbi sipërfaqen e Tokës, duke e formuar atë që njihet si rruga e totalitetit, raporton televizioni CNN.
Përderisa pamja e eklipsit të plotë diellor do të jetë e kufizuar në një rrip të ngushtë të kontinentit evropian, që fillon në Rusinë Perëndimore e përfundon në brigjet veriore të Spanjës, një pjesë shumë më e madhe e globit do të mund të jetë dëshmitare e ekslipsit të pjesshëm diellor.
